Gjysma e gjuhëve të botës rrezikojnë zhdukjen/ Po gjuha shqipe?

Gjysma e gjuhëve të botës rrezikojnë zhdukjen/ Po gjuha shqipe?

Gjysma e gjuhëve te botës konsiderohet në rrezik zhdukjeje. Sikurse speciet e kafshëve që po zhduken dhe ne nuk i mbrojtëm, madje jemi shkaktarët kryesorë, edhe me gjuhët që flasim, po ndodh i njëjti fenomen. Që prej vitit 1950 deri më sot janë zhdukur tashmë 244 gjuhë, dhe nëse nuk ndërgjegjësohemi, në 40 vitet e ardhshme do të humbasim tre herë më shumë të tyre. Në botë klasifikohen 7000 gjuhë të ndryshme, dhe aktualisht 44% e tyre konsiderohen në rrezik të lartë që mos të fliten më kurrë. Shumë prej tyre në fakt janë gjuhë minoritare, e në të gjitha rastet fliten nga rreth një mijë persona. Por humbja e një gjuhe, nuk është vetëm fakt kulturor, por reflekton shpesh çrrënjosje të thellë të gjithanshme....