Gjyqtarët kallëzuan Malajn në SPAK për pagat, Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Gjyqtarët kallëzuan Malajn në SPAK për pagat, Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të gjyqtarëve ndaj Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Rama e konsideron të drejtë qëndrimin e Ministrit të Financave, duke argumentuar se vetëm Kuvendi i Shqipërisë ka kompetencën për të vendosur mbi fondet e buxhetit të shtetit. Ai ka bërë të ditur se Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me të dhe me Ministrin e Drejtësisë për këtë çështje. “Kallëzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka...