“Gjyqtarët i lejojnë, kurse ne jo”- Refuzoi të dorëzonte telefonin para se të hynte në sallën e GJKKO, avokati gjobitet me 50 mijë lekë! (REAGIMI)
Avokati Dorian Matlija ka denoncuar një incident të ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku sipas tij nuk është lejuar të hyjë në sallën e gjyqit pasi ka refuzuar të dorëzojë telefonin. Përmes një reagimi publik, Matlija ka ngritur shqetësimin për zbatimin e rregullores së re për sigurinë, rendin dhe solemnitetin në GJKKO, e cila, sipas tij, parashikon ndalimin e hyrjes së avokatëve në sallë me telefon celular. Sipas avokatit, rregullorja lejon përdorimin apo mbajtjen e pajisjeve të tjera elektronike, si laptopët dhe tabletët, ndërsa telefoni celular nuk lejohet. Matlija pretendon gjithashtu se rregulli nuk zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë, duke iu referuar prokurorëve, të cilët, sipas tij, hyjnë në sallë...
Burimi:
javanews.al