Gjyqtarët dhe Prokurorët kundër ligjit të pagave, vendos Kushtetuesja
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë kërkesën e magjistratëve kundër ndryshimeve ligjore për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin për statusin e magjistratëve, në seancën parlamentare të zhvilluar në orët pas mesnatës së 18 shtatorit. Në një deklaratë të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e Prokurorëve dhe Forumi i Grave Gjyqtare kërkuan pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe shqyrtimin me përparësi të çështjes. Shoqatat pretendojnë se gjatë procedurës parlamentare janë cenuar kërkesat kushtetuese, duke përmendur miratimin e projektligjit përtej afatit që, sipas tyre, parashikohet nga Kushtetuta, mungesën e një analize financiare nga Këshilli...
Burimi:
ntv.al