Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës
Gjykata Kushtetuese ka caktuar 24 nëntorin si ditën kur do të shqyrtojë një tjetër ankesë për sekuestrimin e telefonave nga akuza e posaçme. Pas kazusit të gazetarit Elton Qyno dhe Onejda Ymerit, ku Gjykata Kushtetuese i vendosi kufi SPAK-ut për të mos bllokuar telefona pa vendim gjykate dhe për të ruajtur proporcionalitetin, çështja e radhës lidhet me Ajola Xoxën, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në kalendarin e publikuar nga kjo gjykatë thuhet se Ajola Xoxa dhe shoqëria Partners Law kërkojnë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimeve të gjykatave më të ulëta. Konkretisht, të Gjykatës së Posaçme, Shkalla e Parë, datë 20 dhjetor 2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, datë 19 shkurt 2025 dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së...
Burimi:
javanews.al