Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 24 nëntor për shqyrtimin e ankiminit të Ajola Xoxës lidhur me sekuestrimin e telefonit të saj në kuadër të një procedimi të ndjekur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se Xoxa ka kundërshtuar vendimet për sekuestrimin dhe vijimin e mbajtjes së celularit, duke kërkuar vlerësimin e tyre në raport me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta. Sakaq, çështja do të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në seancën e 24 nëntorit.
Burimi:
gijotina.com