Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, “Reuters”: Kosova pret një vendim që mund të trondisë raportet me Perëndimin!
Një tribunal për krime lufte do të shpallë të mërkurën aktgjykimin në procesin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për akuza që lidhen me konfliktin e viteve ’90 për pavarësinë nga Serbia. Prokurorët kanë kërkuar dënime me nga 45 vjet burg për Thaçin, 58 vjeç, dhe tre ish-komandantë të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ata i mohojnë të gjitha akuzat, ndërsa avokatët e tyre kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë. Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur ekrane të mëdha ku shfaqet numërimi mbrapsht deri në shpalljen e vendimit, që pritet të nisë në orën 10:00 në Hagë, ose 08:00 GMT. Të shtunën, mijëra njerëz morën pjesë në një tubim në kryeqytetin Prishtinë, duke kërkuar lirimin e tyre. Procesi gjyqësor ka...
Burimi:
javanews.al