Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë pritet të japë verdiktin për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët ndodhen prej rreth gjashtë viteve në paraburgim. Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj foli për këtë proces, i cili është ndjekur me një ndjeshmëri tepër të lartë në të gjithë vendet ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Ai theksoi se ky proces gjyqësor i ka rrënjët te akuzat e pavërteta dhe “monstruoze” të bëra nga e ish-senatori zviceran, Dick Marty, i cili pretendonte se UÇK-ja ishte e përfshirë në trafik organesh, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Të inkurajojmë bashkëluftëtarët tanë që këtë gur, që këtë të keqe, dhe këtë të...
Burimi:
javanews.al