“Gjyq i stisur!”- Ilir Meta gjatë seancës së shtyrë: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit! Kundërshtoj Prokurorinë për afatet
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur tepër i shqetësuar në seancën e të enjtes në Gjykatën e Posaçme për shtyrjen e saj për shkak të bojkotit të avokatëve, si dhe pezullimin e afateve të paraburgimit. “Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm qe prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund ti kërkoj avokatit tim të humbas licencën”, citohet të ketë thënë Meta në seancë, informon “A2 CNN”. “E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu...
Burimi:
javanews.al