Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Sipas vendimit të Gjykatës është caktuar se vendimmarrja është marrë më 20 tetor 2026, në mënyrë unanime nga trupi i parë i gjykatës, me relator ministrin Alexandre de Moraes. Avokatët e Ervin Matës pretenduan se vendimi i mëparshëm kishte lënë pa trajtuar disa çështje të ngritura nga mbrojtja. Mbrojtja kërkoi pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil. Avokatët ngritën gjithashtu si argument faktin se ndaj Matës ishte hapur formalisht një hetim policor në Brazil. Pretendimi i tretë lidhej me juridiksionin, duke argumentuar se Shqipëria, si shteti që kishte kërkuar ekstradimin,...
Burimi:
gijotina.com