Gjykata spanjolle heq urdhër-arrestin për Puigdemont, hapet rruga për kthimin e tij

Gjykata spanjolle heq urdhër-arrestin për Puigdemont, hapet rruga për kthimin e tij

Gjykata e Lartë e Spanjës ka hequr urdhër-arrestin kombëtar ndaj ish-presidentit të Katalonjës, Carles Puigdemont, duke larguar një nga pengesat kryesore ligjore për rikthimin e tij në Spanjë. Vendimi u mor nga gjyqtari Pablo Llarena, pasi Gjykata Kushtetuese e Spanjës mbështeti zbatimin e ligjit të amnistisë për personat e ndjekur penalisht në lidhje me përpjekjen për pavarësinë e Katalonjës, transmeton Telegrafi. Puigdemont jeton jashtë Spanjës që prej vitit 2017, kur u largua nga vendi pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonjës dhe ndërhyrjes së qeverisë qendrore përmes nenit 155 të Kushtetutës, i cili i mundësoi Madridit të merrte kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit. Çështja kryesore juridike lidhej me përdorimin e fondeve publike për financimin e referendumit të pavarësisë të 1 tetorit 2017 dhe nëse...