Gjykata lë në burg Veliajn/ Rama: Koston po e paguajnë 1 milion banorë

Gjykata lë në burg Veliajn/ Rama: Koston po e paguajnë 1 milion banorë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në rrjetin social “X”, Rama e cilëson situatën si të paprecedentë dhe shpreh shqetësimin për pasojat që, sipas tij, po sjell mungesa e Veliajt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Rama thekson se vendimet e gjykatave duhet të respektohen dhe se ai i është përmbajtur këtij parimi, duke shtuar se nuk komenton vendimet gjyqësore përpara se të marrin formë të prerë. Megjithatë, kryeministri kritikon zgjatjen e qëndrimit të Veliajt në paraburgim. Sipas tij, deri tani nuk është bërë e qartë ekzistenca e një rrezikshmërie ekstreme që do të justifikonte, në vlerësimin e tij, vijimin...