Gjykata lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi, dyshohet se plagosi me drapër babanë e 34-vjeçares
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg' për Bledar Bakajn, 52 vjeçarin që dyshohet se plagosi me drapër babanë e një 34 vjeçareje në fshatin Suk të Roskovecit. Bakaj është daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi dhe do të qëndrojë në qeli deri më 17 dhjetor në vijim të hetimeve për ngjarjen e 13 shtatorit. Sipas dyshimeve të hetuesve, konflikti nisi pasi 52vjeçari shkoi në banesën e familjes Grëmi për të marrë me forcë 34-vjeçaren. Babai i saj Enver Grëmi ndërhyri për ta ndaluar, pasoje e cila solli përplasjen mes tyre. Gjatë konfliktit ai mbeti i plagosur në këmbë pasi dyshohet se u godit me drapër. Në sfondin e kësaj ngjarjeje qëndrojnë edhe denoncimet e mëparshme të 34-vjeçares, e cila...
Burimi:
zeri.ai