Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për këngëtarin Erind Xhaferaj, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë, pasi dyshohet se kreu veprime të turpshme pranë shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Prokuroria kishte paraqitur dy kërkesa; vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të dyshuarin. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata pranoi të dyja kërkesat e Prokurorisë. Në shpalljen e vendimit, gjyqtari i çështjes arsyetoi se ekzistonin kushtet dhe rrethanat për aplikimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i KPP-së. Megjithatë, në kushtet kur neni 224, paragrafi 3, i KPP-së ia ndalon mundësinë gjykatës të caktojë një masë më të rëndë se ajo e...