Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, 6 të tjerë lirohen me masa sigurie
Gjykata e Tiranës ka caktuar masa të ndryshme sigurie për 10 persona të arrestuar gjatë protestave të dhunshme, ndaj të cilëve Prokuroria kishte kërkuar vleftësimin e arrestimit dhe vendosjen e masave shtrënguese. Me vendimin e shpallur më 27 tetor 2026, katër të dyshuar u lanë në arrest shtëpie, ndërsa të tjerëve iu caktuan masa më të lehta, përfshirë ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në arrest shtëpie u lanë personat me inicialet D. Zh., V. L., M. S. dhe L. B. Gjykata urdhëroi që ata të mos largohen nga vendbanimet e deklaruara dhe ngarkoi Prokurorinë dhe Policinë Gjyqësore me mbikëqyrjen e zbatimit të masës. Për...
Burimi:
javanews.al