Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të PD për ministren virtuale “Diella”: nuk krijohet ministri e re

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të PD për ministren virtuale “Diella”: nuk krijohet ministri e re

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike. Deputetët kërkonin shfuqizimin e dy dispozitave të dekreteve presidenciale që lidhen me ministren virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”. Sipas Gjykatës, kërkesa është rrëzuar, pasi dispozitat e kundërshtuara nuk kanë karakter normativ. Kërkesa e 39 deputetëve të PD-së synonte të vinte në lëvizje kontrollin e këtyre akteve, por institucioni vlerësoi se ato nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme për një ministri të re. Ato gjithashtu nuk krijojnë në mënyrë autonome kompetenca apo struktura të reja, argumenton institucioni. Gjykata thekson se ato përcaktojnë një përgjegjësi individuale për Kryeministrin. Sipas saj, ato nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme juridike për krijimin e një ministrie të re, raporton Euronews Albania. Deputetët e opozitës kundërshtuan përcaktimin sipas...