Gjykata italiane dënon me 10 vite burg 3 agjentë egjiptianë për rrëmbimin e Giulio Regenit

Gjykata italiane dënon me 10 vite burg 3 agjentë egjiptianë për rrëmbimin e Giulio Regenit

Një gjykatë në Romë dënoi të hënën tre agjentë të inteligjencës egjiptiane me 10 vjet burg për rrëmbimin e studiuesit italian Giulio Regeni në Kajro në vitin 2016, ndërsa hoqi akuzën për vrasje ndaj tyre, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA. Gjykata e Apelit me Jurinë e Romës shpalli fajtorë majorin Magdi Ibrahim Abdelal Sharif dhe kolonelët Uhsam Helmi dhe Athar Kamel Mohamed Ibrahim për rrëmbimin e Regenit. Prokurorët kishin kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Sharifin. Një i pandehur i katërt, gjenerali Tariq Sabir, u shpall i pafajshëm. Regeni, një student 28-vjeçar pasuniversitar në Universitetin Cambridge të Britanisë së Madhe, u zhduk në Kajro më 25 janar 2016, ndërsa po kryente kërkime mbi sindikatat lokale dhe kushtet e punëtorëve. Trupi i tij u...