Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 14 protestuesve, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Sipas vendimit të gjykatës, ndalimi i protestuesve nuk ka qenë i ligjshëm dhe për këtë arsye është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i tyre. Gjykata nuk ka caktuar asnjë masë sigurie ndaj 14 protestuesve, të cilët janë lënë të lirë pas vendimit të marrë sot. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv