Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm, zgjatja e paraburgimit e paligjshme
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vlerësuar se arrestimi dhe vendosja fillestare në paraburgim e Fredi Belerit në maj të vitit 2023 ishte e ligjshme dhe e mbështetur në arsye të mjaftueshme. Në vendimin e publikuar më 10 nëntor, GJEDNJ thekson se në fazën fillestare të hetimit ekzistonin arsye relevante për paraburgimin, përfshirë rrezikun e largimit, ndikimit te dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale. Gjykata konstatoi se në këtë fazë nuk kishte shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Gjykata vendos se nuk ka pasur shkelje të nenit 5 § 3 të Konventës lidhur me vendosjen fillestare të kërkuesit në paraburgim,” thuhet në vendimin e GJEDNJ. Megjithatë, GJEDNJ arriti në një përfundim tjetër për vazhdimin e...
Burimi:
argjiroja.net