Gjykata e shpalli fajtor për tentativën e vrasjes, 11 vite e 6 muaj burg për shqiptarin në Itali (EMRI)
foto ilustruese ITALI- Një konflikt i lidhur me dyshimet për një rivalitet në dashuri ka përfunduar me një dënim të rëndë në Itali për 32vjeçarin shqiptar Altin Jakini. Gjykata e ka shpallur fajtor për tentativën e vrasjes së një 28-vjeçari dhe e ka dënuar me 11 vite e 6 muaj burg. Sipas mediave italiane, ngjarja kishte ndodhur në tetor të vitit 2023 në Manta në provincën e Cuneos. Jakini, i cili punonte si sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, akuzohej se kishte përdorur një pistoletë dhe kishte qëlluar në drejtim të një furgoni, ndërsa e dinte se brenda tij ndodhej 28-vjeçari. Pas të shtënave, furgoni kishte dalë nga rruga dhe 28-vjeçari ishte gjetur në gjendje të rëndë nga ekipet e shpëtimit. Fillimisht autoritetet e kishin trajtuar ngjarjen...
Burimi:
zeri.ai