Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Ergys Kolaverit

Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Ergys Kolaverit

Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Ergys Kolaverit, i shpallur i pafajshëm nga Apeli, për akuzën e një atentati brenda burgut të Vaqarrit. Përmes një vendimi në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit ndaj Kolaverit dhe ka kthyer çështjen në të njëjtën gjykatë për rishqyrtim me një trupë të re gjykuese. Kolaveri fitoi pafajësi në Apel në vitin 2022, ndërsa në Shkallën e Parë ishte dënuar me 20 vite burg, si autor i plagosjes me snajper të të paraburgosurit Gazmir Daci, teksa ky i fundit kishte dalë për ajrim në burgun e Vaqarrit ne vitin 2016.