Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
Unanimisht, tre gjyqtarët e lartë Sandër Simoni, Valbon Çekrezi dhe Gent Shala e refuzuan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe shpallën qëndrimin për mbajtjen nën arrest me burg të Erion Veliaj. E vënë në lëvizje nga Gjykata Kushtetuese që në maj i kërkoi Gjykatës së Lartë të shprehej se përse arresti në burg ishte e vetmja masë që duhet aplikuar ndaj kryebashkiakut dhe nëse ishte apo jo kjo masë proporcionale, gjyqtarët e lartë vlerësuan se për përshtatshmërinë e masës ishte shprehur Gjykata e Apelit. Ndaj Gjykata deklaroi në dispozitivin e shpërndarë medias se lë në fuqi vendimin e Apelit, datë 13 mars 2025, duke e çmuar se në këtë mënyrë çfarë nuk kishte thënë Gjykata e Lartë në rekurse e kishte shteruar Gjykata e Posaçme...
Burimi:
argjiroja.net