Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian, ngre pikëpyetje të forta

Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian, ngre pikëpyetje të forta

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i avokatëve ndërkombëtarë të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në deklaratën e shpërndarë nga studioja ligjore amerikane Kasowitz, theksohet se vendimi i Gjykatës së Lartë vë në provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi praktike. “Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë është kafkian dhe ngre një pyetje të fortë: a ka ndonjë kuptim kontrolli kushtetues në Shqipëri, nëse mangësitë kushtetuese të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese – gjykata më e lartë në vend – nuk korrigjohen nga gjykatat më të ulëta?”, thuhet në reagim. Deklarata e plotë: Gjykata e Lartë e Shqipërisë lë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e mëparshëm...