Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Kryeministri Edi Rama ka reguar për vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lehtësimin e masës së sigurisë dhe nxjerrjen e tij nga paraburgimi. Sipas Ramës, “kalvari i Erion Veliajt” është një rast unik në historinë e Evropës demokratike dhe ai pretendon se ende nuk është bërë e qartë ekzistenca e një rrezikshmërie ekstreme që do të justifikonte, sipas tij, qëndrimin e zgjatur në paraburgim të një personi të zgjedhur nga qytetarët. Kryeministri e zhvendosi vëmendjen edhe te funksionimi i kryeqytetit, duke argumentuar se mungesa e kryetarit të zgjedhur po krijon një kosto për Tiranën dhe banorët e saj. Ai e cilësoi situatën si një “eksperiment të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe...