Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit Sokol Hoxha. Ky i fundit u ekstradua nga SHBA-të dhe mbërriti këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, ku kërkoi shpalljen e parashkrimit të dënimit penal. Në njoftimin për media thuhet gjykata thotë se vendosi: “Pranimin e kërkesës pasi nga tërësia e akteve dhe provave të administruara rezulton se ka kaluar afati 20 vjeçar i parashkrimit pa u bërë e mundur ekzekutimi i dënimit penal ndaj kërkuesit, të dënuarit S.H”. “Konstatimin e shuarjes së dënimit prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim, të dhënë ndaj kërkuesit S.H, me vendimin nr. 188, datë 19.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, lënë në fuqi me vendimin nr. 192, datë 21.11.2000 të Gjykatës...