Gjykata braziliane jep ‘dritën jeshile’, miraton ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë (VENDIMI-DOKUMENT)
ervin mata TIRANË- Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë. Vendimi është marrë nga trupi i parë i Gjykatës Supreme, në kuadër të seancës virtuale të zhvilluar nga data 14 deri më 21 gusht 2026. Sipas vendimit të gjykatës braziliane, dokumentacioni i paraqitur nga autoritetet shqiptare plotëson kushtet ligjore të nevojshme për ekstradimin e Matës. "Veprat penale që i atribuohen personit që kërkohet të ekstradohet korrespondojnë, sipas legjislacionit vendas, me krimin e trafikimit ndërkombëtar të drogës, siç parashikohet në nenet 33 dhe 35, në lidhje me nenin 40, pika I, të Ligjit Nr. 11.343/2006. Kështu, është përmbushur kërkesa e dënueshmërisë së dyfishtë, e përcaktuar në nenin 82, pika II, të Ligjit Nr. 13.445/2017....
Burimi:
zeri.ai