Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergys Agasi
Elton Qyno – Syri.net Gjatë hetimit të kryer që prej muajit korrik 2026, Prokuroria e Posaçme SPAK ka provuar se 9 fletët me diagrama të gjetura dhe të sekuestruara nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK ka kryer verifikime në SHISH për kopjen e realizuar, ku është mësuar se ato 9 fletë janë pjesë e një raporti diagramash informuese për krimin e organizuar, të cilat janë përpiluar nga oficerët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve në Shërbimin Informativ Shtetëror. Diagramat tregojnë informacione kërkimore operative që mund të kryhen vetëm nga agjentët e SHISH për subjekte të veçanta të Krimit të Organizuar në Shqipëri. Nëntë fletët e gjetura në makinën e Ergys...
Burimi:
syri.net