Gjukanoviq: Ndryshimi i pushtetit në Serbi s’ka dobi nëse vazhdon e njëjta politikë ndaj Kosovës
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se e ardhmja politike e Serbisë dhe raportet e saj me Kosovën do të jenë tregues të rëndësishëm të orientimit të vendit, ndërsa ka paralajmëruar se vazhdimi i politikës së Aleksandar Vuçiqit do të varet edhe nga përbërja dhe drejtimi i qeverisë së ardhshme serbe. Duke folur në një plenum solemn në Cetinë, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së Malit të Zi, Gjukanoviq ka ngritur pyetjen nëse Serbia do të ketë një qeveri që përfaqëson interesat e shtetit serb apo një qeveri që përfaqëson interesat e serbëve në rajon. “Pyetja e parë është nëse Serbia do të ketë qeveri të Serbisë apo qeveri të serbëve në rajon. Nëse është kjo e...
Burimi:
syri.net