Gjobë 300 mijë € dhe 1 plumb tek dera, të afërmit të tij, gjykata mbyll në burg Ardian Mukën

Gjobë 300 mijë € dhe 1 plumb tek dera, të afërmit të tij, gjykata mbyll në burg Ardian Mukën

Elton Qyno - Syri.net Ardian Muka, një banor i fshatit Gërdec në Vorë është arrestuar nga policia dhe më pas lënë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se i ka vendosur një gjobë financiare prej 300 mijë euro kushëririt të tij. Rasti është zbuluar në muajin Shtator 2026, kur Erion Muka, në 12 shtator 2026, ka konstatuar në brendësi të derës hyrëse të oborrit të banesës së tij, një kuti syzesh, brenda së cilës ndodhej një fishek automatiku dhe një letër me shkrime kërcënuese, duke nisur me fjalën “…Përshëndetje…”. Në këtë letër jepeshin mesazhe kërcënuese dhe gjobëvënies në adresë të tij dhe familjarëve, duke kërkuar një shumë prej 300 mijë euro. Kjo letër dhe fisheku i paplasur më pas...