Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të kryeministrit Edi Rama për të konsoliduar një fazë të re të pushtetit të tij. Për News24, Lubonja u shpreh se vendi po kalon nga ajo që e cilësoi si një “regjim narko-shtet mediatik” drejt një “regjimi narko-shtet policor”. Sipas analistit, kriminalizimi i një regjimi mund të krijojë një zinxhir veprimesh të tjera për të mbuluar shkeljet e mëparshme dhe për të ruajtur pushtetin. “Tentativë e Edi Ramës për të hyrë në një kapitull të ri të pushtetit të tij. Nga një regjim narko shtet mediatik tenton të kalojë në një regjim narko shtet policesk. Nuk është vetëm policia që përdoret, por ku të gjithë organizmat...