Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes
Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij “Opinion” me një notë proteste mbrëmjen e së enjtes. I veshur me një uniformë me mbishkrimin “Policia AMA”, Fevziu ironizoi efektin e një gjobe të vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për “përmbajtje të gjuhës së papërshtatshme”. “Unë nuk po ankohem për gjobën, por po ankohem që pas 30 vitesh në këtë studio… veshjen time normale duan ta kthejnë në veshjen e një polici të AMA-s,” deklaroi Fevziu. “Unë nuk duhet të jem më gazetari që drejton një debat midis dy palëve të balancuara ose mbi një temë që ka këndvështrime të ndryshme, por duhet të jem polici që qëndroj këtu për të...
Burimi:
sot.com.al