Gjoba deri në 5 milionë lekë, “The Guardian”: Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

Gjoba deri në 5 milionë lekë, “The Guardian”: Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ashpërsuar masat ndaj pjesëmarrësve në protesta që shndërrohen në të dhunshme ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se qeveria po përpiqet të shtypë tubimet që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, përmes gjobave që mund të arrijnë në mbi 6 mijë dollarë, një shumë sa rreth gjashtëfishi i pagës mesatare mujore në Shqipëri. Sipas raportimit, sanksionet mund të vendosen edhe ndaj personave që qëndrojnë në një turmë ku kryhen akte dhune apo plaçkitjeje, edhe nëse ata nuk marrin pjesë personalisht në këto veprime. Masat vijnë në një kohë kur Tirana është përfshirë prej muajsh nga protesta antiqeveritare, të cilat së fundmi janë shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Lëvizja...