GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…
Tre gjyqtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë vendosur në mënyrë unanime, me rezultatin 3-0, të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Kështu e ka shpjeguar gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Lartë. Sipas Hoxhës, Gjykata e Lartë, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, ka pranuar edhe arsyetimin e këtij të fundit sa i përket proporcionalitetit të masës së sigurisë. Pra, Apeli kishte argumentuar më herët se masa e vendosur ishte proporcionale me rrezikshmërinë e veprave penale për të cilat dyshohet Veliaj. Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se veprat penale për të cilat dyshohet...
Burimi:
javanews.al