GJKKO shpall vendimin për ‘Revanshin’, Durim Bami dënohet me 10 vite e 8 muaj burg
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burgim Durim Bamin, në kuadër të dosjes “Revanshi”. Vendimi është dhënë më 14 shtator 2026, pas përfundimit të gjykimit me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Sipas vendimit të GJKKO-së, Bami është shpallur fajtor për disa vepra penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, krijimi, drejtimi apo organizimi i grupit të strukturuar kriminal dhe kultivimi i bimëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, në dëm të shtetasit me inicialet A.N., gjykata e ka dënuar me 8 vite burgim. Ndërkohë, për krijimin, drejtimin apo organizimin e grupit të strukturuar kriminal,...
Burimi:
ntv.al