GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”

GJKKO rrëzon tri kërkesat e Metës, dërgon për verifikim pretendimet për përgjime te “313”

Është mbajtur këtë të enjte seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në nisje të gjyqit, ish-presidenti ka paraqitur tri kërkesa, dy prej të cilave u rrëzuan nga gjykata. Meta kërkoi të dilte nga kafazi i xhamit dhe të ulej pranë avokatit të tij, lejimin e kamerave për të transmetuar procesin gjyqësor, si dhe verifikimin e pajisjeve të përgjimit në ambientet e paraburgimit 313, ku pretendon se regjistrohen bisedat e tij me avokatin mbrojtës, Bujar Musta. Prokurori Arben Kraja kundërshtoi kërkesën për lejimin e kamerave, ndërsa për pretendimet mbi përgjimin e komunikimeve me avokatin deklaroi se kjo çështje nuk është në kompetencën e SPAK. Për kërkesën që Meta të mos qëndronte në kafazin e xhamit, ia la...