GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

GJKKO nuk tërhiqet nga “Rregullorja e re”, i kthen përgjigje Dhomës së Avokatisë për telefonat në gjyqe: Masë rendi dhe sigurie, zbatohet për të gjithë!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i është përgjigjur Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me kërkesën për rishikimin e nenit 76 të Rregullores së Brendshme, që parashikon ndalimin e mbajtjes së telefonave celularë në sallat e gjykimit. Në shkresën zyrtare, GJKKO sqaron se ndalimi i telefonave celularë është një masë që lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Sipas gjykatës, kjo masë zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë personat që marrin pjesë në proces, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët, palët, median dhe publikun. GJKKO thekson se rregulli nuk përbën një kufizim të posaçëm ndaj avokatëve apo ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes. Sipas saj, avokatët vijojnë të kenë mundësi të përdorin kompjuterin portativ në...