No Image Available

GJKKO cakton se kur do të mbahet seanca ndaj Vlora Hysenit

Gjykata e Posaçme ka caktuar për 24 shtator seancat për marrjen në pyetje të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe të dy personave të tjerë nën hetim në të njëjtin procedim penal. Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme, Vlora Hyseni do të paraqitet para gjykatës në orën 12:00, ndërsa më herët, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin. Prokuroria e Posaçme ka depozituar më 23 shtator kërkesat për marrjen në pyetje të tre personave nën hetim. Ndaj Hysenit është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj Kalluçit dhe Sulejmanit është caktuar masa “arrest në burg”. Sipas njoftimit zyrtar, procedimi penal lidhet me dyshime për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal,...