Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së
Pas rreth gjashtë vitesh pritjeje, sot vjen momenti kur çështja ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së hyn në një pikë vendimtare. Në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seanca ku Dhomat e Specializuara do të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Bëhet fjalë për një proces që ka zgjatur për vite dhe që ka marrë vëmendje të madhe në Kosovë dhe në mesin e shqiptarëve jashtë saj. Katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj 10 akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sot, vendimi do të jepet individualisht për secilin prej tyre. Sipas rendit të seancës, fillimisht do të lexohet aktgjykimi për Hashim Thaçin, i ndjekur nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe në...
Burimi:
gijotina.com