Gjirokastra, nga bukuritë e fshehura pas harresës, në një prej destinacioneve më të vizituara

Gjirokastra, nga bukuritë e fshehura pas harresës, në një prej destinacioneve më të vizituara

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës vijon të mbetet ndalesë e rëndësishme në hartën e udhëtimeve të turistëve vendas e të huaj në Shqipëri. I shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, ky qytet mbart një histori të pasur, arkitekturë unike dhe një atmosferë që të rikthen pas në kohë. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, duke vënë në pah transformimin e qytetit dhe zhvillimin e tij si një nga destinacionet turistike më të rëndësishme në vend. Rama ka krahasuar Gjirokastrën e së kaluarës me qytetin që turistët vizitojnë sot, duke e cilësuar këtë ndryshim si një transformim që duket në çdo gur dhe në çdo rrugicë. Në pamjet e publikuara, Rama sjellë në vëmendje gjendjen e dikurshme të qytetit dhe tregon...