Gjirokastër/ Zjarr pranë lagjes ‘Zinxhira’, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve (VIDEO)
foto nga zjarri GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me barisht shkurre dhe mbetje në lagjen 'Zinxhira' të Gjirokastrës në afërsi të banesave. Flakët kanë ngritur shqetësim për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar, ku ka bërë që shërbimi zjarrfikës të ndërhyjë menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një qytetar. View this post on Instagram Në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Efektivët kanë punuar për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve duke neutralizuar rrezikun për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Pas ndërhyrjes vatra është izoluar dhe zjarri është shuar plotësisht. Nga flakët nuk janë raportuar dëme në banesa./ZËRI
Burimi:
zeri.ai