Gjimshiti zbulon sekretin e suksesit: Kemi gjetur harmoninë mes veteranëve dhe të rinjve, Sylvinho meriton duartrokitje

Gjimshiti zbulon sekretin e suksesit: Kemi gjetur harmoninë mes veteranëve dhe të rinjve, Sylvinho meriton duartrokitje

Kapiteni i Kombëtares, Gjimshiti foli pas fitores 0-2 ndaj Bjellorusisë. “Rrugëtimin e filluam keq, e mbyllëm mirë me trajnerin e ri. Në ndeshjet e para nuk ishim mirë. Nuk i kishim kuptuar akoma idetë, nuk kishim kohë për të punuar. Grumbullimi i kaluar na u nevojit shumë se ishim dy javë e gjysëm bashkë. Kjo duket edhe në fushë, duken idetë e qarta që kemi. Është i merituar vendi i parë. Rezultatet pozitive na kanë sjellë qetësi. Sulmuesi në qoftë se shënon, ka vetëbesim për ndeshjen tjetër për të shënuar. Gjithë lojtarët e tjerë që janë duke bërë mirë rezultatet të japin motivim, por edhe ekipi është përmirësuar, kemi miks të mirë të veteranëve me lojtarët e rinj. Ky është rrugëtimi i duhur për të...