Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake

Ushtria gjermane po shqyrton rreth 30 mjete të inteligjencës artificiale (AI) që synojnë të përshpejtojnë procesin e vendimmarrjes në fushëbetejë. Synimi është që një prej këtyre sistemeve të arrijë fazën e prototipit gjatë vitit 2027, ndërsa vendosja e plotë parashikohet për vitin pasardhës. Viceadmirali Thomas Daum, drejtues i Komandës Kibernetike të ushtrisë gjermane, është shprehur optimist se një prototip mund të jetë gati në tremujorin e dytë të vitit 2027, me zbatimin e plotë të teknologjisë që pritet të nisë në 2028. Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të dronëve dhe satelitëve, të cilët prodhojnë dhe mbledhin sasi të mëdha informacioni. Përdorimi i inteligjencës artificiale shihet si një mënyrë për t’i përpunuar dhe analizuar këto të dhëna në...