Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

Në këtë intervistë të publikuar nga La Repubblica, politologu gjermano-amerikan Yascha Mounk flet për rritjen e populizmit dhe të djathtës ekstreme në Evropë, duke u ndalur veçanërisht te fitorja e AfD-së (Alternative für Deutschland) në Saksoni-Anhalt. Mounk, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe studiues i njohur i populizmit dhe demokracisë, analizon arsyet që po i shtyjnë gjithnjë e më shumë qytetarë të votojnë për partitë e djathta radikale. “Zgjedhjet në landin gjerman të Saksonisë-Anhaltit dhe fitorja e Alternative für Deutschland (AfD) e konfirmojnë këtë: me populizmin dhe të djathtën ekstreme do të duhet të mësojmë të bashkëjetojmë, të paktën gjatë 20 ose 30 viteve të ardhshme.” Kështu shprehet politologu dhe intelektuali gjermano-amerikan Yascha Mounk, 44 vjeç, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington dhe themelues i...