Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika
Gjermania ka premtuar mbështetje të fortë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN), në një kohë kur gjykata po përballet me presion dhe sanksione nga Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se rregullat ndërkombëtare janë të forta vetëm nëse shtetet janë të gatshme t’i mbrojnë ato. “Sidomos në një kohë kur institucionet ndërkombëtare po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, ne duhet t’i mbështesim ato së bashku me partnerët tanë globalë”, tha Wadephul. Ai theksoi se Gjermania do të kontribuojë që GJPN-ja të vijojë punën edhe nën presion. Wadephul pritej të vizitonte selinë e gjykatës në Hagë dhe të takohej me homologun e tij holandez, Tom Berendsen. Sipas ministrit gjerman, GJPN-ja luan një rol të rëndësishëm në rastet kur sistemet kombëtare të...
Burimi:
javanews.al