Gjermania do të dërgojë urgjentisht raketa interceptuese ‘Patriot’ në Ukrainë: Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve ruse
Gjermania do të dërgojë urgjentisht në Ukrainë raketa interceptuese “Patriot”, ndërsa Kievi përballet me një valë sulmesh ruse, bëri të ditur sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një videokonference të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pistorius deklaroi se përpjekjet e Rusisë për intimidim dhe sulmet hibride nuk do të kenë sukses ndaj Ukrainës, Gjermanisë apo vendeve të tjera partnere. Sipas tij, sjellja e Moskës po forcon vendosmërinë e vendeve evropiane për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Evropë. Ministri gjerman tha se ka vendosur të dërgojë në Ukrainë raketa interceptuese “PAC-2 Patriot” nga rezervat e vetë Gjermanisë. Berlini do të rrisë gjithashtu furnizimet me raketa ajër-ajër, në përpjekje për të forcuar aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore....
Burimi:
syri.net