Gjergj Fishta, figura e shquar e letërsisë dhe kulturës shqiptare
Më 23 tetor 1871 lindi në Fishtë të Zadrimës Gjergj Fishta, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Ai ishte françeskan, poet, shkrimtar, përkthyes dhe veprimtar i çështjes kombëtare, i cili la gjurmë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Fishta dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e arsimit dhe të gjuhës shqipe. Në vitin 1908, ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ku u vendosën bazat e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjithashtu, drejtoi shkollën françeskane në Shkodër, duke e kthyer shqipen në gjuhë të mësimdhënies. Ndër veprat e tij më të njohura është “Lahuta e Malcís”, një nga krijimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Përmes poezisë, satirës, dramës dhe publicistikës, Fishta trajtoi tema që lidhen me historinë, identitetin kombëtar...
Burimi:
kultplus.com