Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

Një sasi lënde plasëse e pashpërthyer është gjetur në derën e një lokali në rrugën “Berisha” në Kamëz. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere për të hequr lëndën plasëse ndërsa rrethanat vijojnë të jenë të paqarta ashtu si dhe autori. “Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer”, njofton policia. Sakaq, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.