Gjendet në Kurbin, trupi i dekompozuar i një 61-vjeçari francez

Gjendet në Kurbin, trupi i dekompozuar i një 61-vjeçari francez

Një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin. Sipas informacionit paraprak të policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç. 61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin përfundimtar të viktimës dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.