Gjashtë viktima nga sulmet izraelite në Gaza, përmbyten edhe 70 mijë tenda

Gjashtë viktima nga sulmet izraelite në Gaza, përmbyten edhe 70 mijë tenda

Sulmet Izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën gjashtë palestinezë mes tyre një baba dhe djali i tij 13-vjeçar. Tre persona humbën jetën nga një sulm ajror izraelit ndaj banesës së familjes Ghubain, në zonën Daraj të qytetit të Gazës. Në një tjetër sulm, një baba dhe djali i tij u vranë pasi një tendë ku ata po qëndronin u godit në lagjen Zeitoun, ndërsa një person tjetër u vra nga të shtënat e forcave izraelite në qytetin jugor të Khan Younis. Sulmet kanë vijuar pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 1,600 palestinezë janë vrarë nga Izraeli që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Ndërkohë, bilanci i luftës...