Gjashtë vatra aktive dhe tri nën monitorim, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Gjashtë vatra aktive dhe tri nën monitorim, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes informoi sot në lidhje me situatën e zjarreve, se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje. Sipas MM-së, vatrat aktive evidentohen në Dajt, Tiranë; Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë, qarku Dibër; si dhe Rrilë, qarku Lezhë. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Situata me angazhimin më të konsiderueshëm paraqitet në Sllatinë, ku operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së. Në Lundre (Mat), për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit në masivin pyjor të favorizuar nga era, është angazhuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Në Ballenjë...